Ish-futbollisti i njohur në Kazakistan, Yusup Shadiev, ka folur për ndeshjen mes Astanës dhe Partizanit. Shadiev e ka krahasuar Partizanin me Kyzhylshar dhe Kairat, që ndodhen në vendin e 4 dhe të 5 në Kazakistan.
“Kjo ndeshje është me interes të madh për mua. Partizani, rival i kalueshëm për “Astanën”. Shanset për të fituar do t’i vlerësoj në 60/40% në favor të Astanës. Ende nuk ka nisur kampionati shqiptar, kur ashtu si ai kazak është në zhvillim. Në kohën sovjetike, skuadrat shqiptare as që merreshin seriozisht.
Partizani është shumë më i dobët se Dinamo e Zagrebit dhe Ludogorets, me të cilët humbi Astana. Edhe “Torpedo” dhe “Dinamo Tblisi” të Gjeorgjisë, mendoj se janë një klasë pak më e lartë.
Për mendimin tim, ky është kundërshtari më i dobët nga të gjithë ata që ka takuar kampioni i Kazakistanit në rrugën e Kupës së Europës. Nëse “Astana” nuk e kalon “Partizanin”, do të jetë një dështim.
Skuadra kazake është thjesht e detyruar të kalojë turin. Nëse marrim kampionatin e Kazakistanit, atëherë “Partizani” është pothuajse në të njëjtin nivel me “Kyzylzhar” dhe “Kairat”, tha Ish-lojtari. /Sport Ekspres/