Prej dites se sotme nuk kemi vetem Elseid Hysajn tek Napoli. Tashme eshte edhe nje futbolliste pjese e kesaj skuadre te njohur italiane duke shenuar nje arritje ne karrieren e saj sportive.
Behet fjale per ish- futbollisten e Vllaznise dhe te kombetares shqiptare, Fitore Govori. Mesfushorja 31 vjeçare eshte bere pjese e ekipit napolitan dhe ky konsiderohet nje kalim shume i rendesishem per karrieren e saj.
Mesfushorja shtatelarte nderkohe prej disa kohesh ka zgjedhur te luaje tashme per kombetaren e Kosoves. Ajo ka luajtur tre vite ne Shqiperi duke u shpallur nje here kampion me Aden dhe dy here te tjera me Vllaznine.
Nderkohe tashme do te luaje per Napolin duke iu bashkuar ne kete menyre Aurora Seranajt qe luan me Fiorentinen dhe shkodranes Alma Hilaj qe luan me Florentian ne Seria A.
Gjeografia e futbollisteve shqiptare neper Europe tashme po shperndahet gjithnje e me shume dhe kjo padiskutim qe eshte diçka shume pozitive sepse do te ndihmoje edhe ne rritjen e cilesise se ekipeve tona kombetare.
www.shkodrasport.com