Miqesorja e djeshme ne mes ekipeve te Vllaznise dhe Mitrovices ne futboll per femra, ka patur mjaft te veçanta, perpos faktit qe luanin me njera- tjetren dy kampionet e Shqiperise dhe Kosoves.
Gjeja me interesante padyshim qe ishte prania ne pankinen e ekipit te Mitrovices e ish- futbollistes se Vllaznise dhe kombetares shqiptare, Suada Jashari. Ajo rikthehej ne “Loro Boriçi” por kete here si trajnere dhe kuptohet qe ka patur emocione.
Keto i ka shprehur edhe ne intervisten e dhene per mediat pas perfundimit me rezultatin e barabarte 1-1 te kesaj miqesoreje:
“Patjetër që shumë emocione. është fushë ku unë kam luajtur për disa vite, gati 5 vite. Deri vonë isha lojtare e Vllaznisë, por ndeshja si ndeshje na shërbeu më shumë.
Më shumë përgjegjësi si trajnere në këtë fushë, të paktën kështu e ndiej.
Mendoj që u zhvillua një lojë shumë e fortë, me shumë luftë, shumë duele. Ishte një lojë që na shërbeu të dy ekipeve, pak para ligës së Kampionëve, barazimi mendoj se ishte rezultati më i drejtë i kësaj loje.
Ka rreth një muaj e gjysëm që përgatitemi për atë kompeticion, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme mendoj, ndoshta na mungon ndonjë përforcim që të paraqitemi sa më mirë, por dhe kështu si jemi mendoj që do të bëjmë më të mirën atje.
Shpresoj shumë që Vllaznia ta kalojë turin dhe i uroj suksese./SHKODRA-SPORT.COM/