Kampionati i sivjetëm i Superligës ka dhuruar një sfidë në mes Vllaznisë dhe Teutës si dy skuadrat që konsiderohen më të rrezikuarat për të mos rënë nga kategoria.
Diçka absurde në fakt për vetë historinë e këtyre dy skuadrave. Jo më kot, një ish- arbitër i njohur, pikërisht Bardhyl Pashaj që sot jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka hedhur një status në faqen e tij në facebook.
Në të është një foto ku ai bashkë me asistentët Arjan Mali dhe Egin Doda dhe pas tyre janë futbollistët shkodranë dhe durrsakë duke zbritur në fushën e “Loro Boriçit” para një ndeshje.
“Kur arbitronim Vllazninë dhe Teutën me plotë lojtarë të talentuar që konkurronin për kampion, sot janë për të ardhur keq”- shkruan Pashaj, një nga arbitrat më të mirë shqiptarë të dy dekadave të fundit.
Vllaznisë kësisoj duket se i ka mbetur vetëm nostalgjia për t’u kujtuar nga të tjerët.
© shkodrasport.com