Ish-gjyqtari Luca Marelli sonte deklaroi në analizën e tij pas derbit se Interi meritonte një penallti për një faull të Strahinja Pavlović. Bëhet fjalë për ndërhyrjen e këtij të fundit ndaj sulmuesit Marcus Thuram në pjesën e dytë.
Pati një episodi të diskutueshëm, gjatë të cilit Thuram nisi furishëm një kundërsulm të Interit, ai u ndalua me faull nga mbrojtësi i Milanit, Pavlovic.
Shtatlarti i Milanit u përplas me Thuram kur ky i fundit hyri në zonën e kuqezinjve dhe përpara se Theo Hernandez të fitonte topin me një ndërhyrje të pastër.
Ish-gjyqtari argumenton se zikaltrit duhet t’i jepej një penallti, pasi Pavlovic u përplas brenda zonës me sulmuesin.