Presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez ëndërron që të ketë në ekip së bashku me Kylian Mbappe-në edhe Erling Haaland.

Duke folur për mediet, ish-skauti i “Los Blancos”, Manolo Romero u shpreh se Perez do që t’i ketë të dy sulmuesit në ekipin e tij.

“Objektivi kryesor i Florentino Perez është Haaland. Kur presidenti dëshiron diçka, ai e merr atë”-u shpreh Romero./CNA