Vetë ai ka provuar të jetë edhe kampion i Shqipërisë me fanellën e Vllaznisë. I ati në fakt ka provuar anën e kundërt, rënien e kësaj skuadre nga kategoria 58 vite më parë. E kemi fjalën për Çlirim Bashën dhe të atin- Xhevdetin, pjestarë të një familje që ka nxjerrë edhe të tjerë futbollistë të cilët kanë veshur fanellën kuqeblu në vite.

Ndonëse prej vitesh Basha “i vogël” (ngaqë është pjestari i fundit i kësaj familje që ka luajtur për Vllazninë) jeton në Gjermani, ai gjithnjë vëmendjen e ka tek Shkodra dhe Vllaznia, skuadra e tij e zemrës.

E ka përjetuar shumë keq rënien e kësaj skuadre nga Superliga një sezon më parë dhe tashmë që ajo ka fituar të drejtën për të luajtur sërish në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar, Çlirimi ndjehet mirë.

Me një status në rrjetet sociale, Çlirim Basha ka uruar Vllazninë për rikthimin në Superligë por ka bërë edhe një urim të veçantë për të teksa ka shkruar: “I uroj ekipit të zemrës ngjitjen në Superlige dhe ishalla vitin tjetër në Europë”.

Pavarësisht se për momentin një arritje e tillë për të kapur Kupat e Europës duket paksa e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Mjafton përkushtimi maksimal i drejtuesve, zgjedhja e stafit të duhur dhe po ashtu edhe ndërhyrja në merkato në pikat ku skuadra ka nevojë
© shkodrasport.com