“Lorik Cana është një legjendë e futbollit shqiptar”, kështu nis shkrim i “AS Kili” që ka intervistuar ish-kapitenin e Kombëtares kuqezi para sfidës miqësore së të premtes në Parma. Ai ka folur për kuqezinjtë, por edhe për eksperiencat dhe kujtimet e tij sa i përket futbollistëve kilianë.
“Nuk jemi mësuar të luajmë me skuadra nga Amerika e Jugut, ndaj do të jetë një ndeshje shumë interesante. Është një sfidë shumë e mirë për të përgatitur Europianin” tha fillimisht Cana.
Çfarë mund të na thoni për kombëtaren shqiptare?
Shqipëria ka një ekip të ri dhe shumë të mirë. Ne u klasifikuam të parët në grupin tonë në Euro 2024 dhe kemi shumë lojtarë që luajnë në ekipe të mira në Europë. Ka një të ardhme të mirë përpara me lojtarë si Strakosha, Kumbulla, Mitaj, Balliu, Asllani dhe Broja.
Kili nga ana tjetër, ka pësuar rënien në periudhë e fundit. Si ju duket?
Në mendjen tonë, përfaqësuesja kiliane do të jetë gjithmonë një ekip shumë i mirë dhe do të ketë lojtarë të nivelit të parë. Nuk po kalojnë periudhën më të mirë, por me siguri do të kthehen më ë fortë.
Cilët janë lojtarët kilianë që ju pëlqejnë?
Unë u rrita duke parë Ivan Zamoranon te Real Madrid, është i pari që më vjen në mendje. Gjithashtu kam luajtur te Lacio dhe më kujtohet që njerëzit atje trajtonin si legjendë Marcelo Salasin.
Kur keni qenë te Lacio, keni mundur të luani disa ndeshje kundër Arturo Vidal. SI e kujtoni?
Po, kisha kënaqësinë që të luaja ndaj një lojtari të nivelit më të lartë si Arturo VIfal. Ai është një lojtar i madh, me një mentalitet të madh. Është një luftëtar i vërtetë në fushë, me cilësi të mëdha. Ai ka fituar shumë në Itali dhe i ka ecur mjaft mirë në çdo skuadër ku ka shkuar.
Dhe sa i përket të kaluarës tuaj në Marsejë, po ju pyes për Aleksis Sançez, a ia ndjeni mungesën në ekip?
Aleksis Sançez është një lojtar fantastik, me një karrierë të madhe. Realisht dëshiroja që të qëndronte më shumë në Marsejë. Ai kishte mentalitetin e duhur për të bërë mirë në një klub dhe një qytete me aq shumë pasion si Marseja.