Real Madridi ka pësuar debakël në udhëtim te Arsenali në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Los Blancos u mposhtën me rezultat të thellë 3-0 dhe tani kanë punë jashtëzakonisht të vështirë për të rikthyer rezultatin. E ish-kapiteni i Real Madridit, Guti ka kritikuar katërshen ofensive si fajtorët kryesorë për këtë debakël të kryeqytetasve spanjoll.

“Fizikisht, ju mund të shihni se ata (Arsenal) po luftojnë shumë në pjesën e dytë”.

“Më të mirët duhet të shfaqen në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Mbappe, Vinicius, Rodrygo, madje edhe Bellingham janë lojtarë që duhet të shfqen në këto ndeshje, dhe asnjë nga të katër nuk u shfaq ndaj Arsenalit”.

“Në futboll, duhet ta provosh. Nuk është vetëm me top dhe pa top. Ndoshta me top shënon pesë gola dhe mund të përballosh të mos vraposh pa top, por nëse nuk shënon pesë gola çdo ndeshje, atëherë do të duhet të vraposh”.

“Ancelotti ka lojtarë të mrekullueshëm në fushë, por nëse ata nuk performojnë mirë, ju keni lojtarë jashtë fushës të cilëve duhet t’u jepni një votë besimi. Në rastin e Endrick, ai bëri mirë në Kupën e Mbretit dhe në fund nuk luajti as një minutë”, deklaroi Guti.

Ancelotti nuk arriti ta bënte Real Madridin të performonte më së miri në Emirates Stadium, duke rezultuar në humbjen e tmerrshme.

Los Blancos tani do të ketë nevojë për një paraqitje të madhe për të marrë një fitore të kthimit në Santiago Bernabeu në ndeshjen e dytë. /Telegrafi/