Erdenis Gurishta është shumë pranë rikthimit te Vllaznia. Ish-kapiteni kuqeblu ka vendosur të rikthehet në Shqipëri, për të riveshur fanellën e shkodranëve. Kujtojmë që Gurishta u largua verën e shkuar nga Vllaznia, për të nisur një aventurë të re me ekipin e CSKA 1948.
Por me këta të fundit, 29-vjeçari ia doli që të luante vetëm 18 ndeshje, duke mbyllur para kohe bashkëpunimin me ta. Kontrata e Gurishtës me bullgarët skadon në vitin 2026, por sipas shtypi të shkruar ai ka vendosur të rikthehet në Shkodër.
Mbrojtësi i djathtë është një lojtar mjaft cilësor, i cili e njeh mjaft mirë ambientin dhe trajnerin Thomas Brdaric. Bisedimet me drejtuesit kane nisur dhe pritet vetem arritja e akordit mes paleve.
Nese kjo do te ndodhte, padyshim qe do te ishte diçka shume pozitive dhe nje gje shume pozitive per skuadren shkodrane te ciles do t’i rikthehej nje lojtar me peshe.