Nga Endri ÇINARI
Familja Gruda njihet si një prej familjeve që i kanë dhënë shumë sportit shqiptar. Në sportin e futbollit ata kanë spikatur në vite me emra të njohur në vendin tonë. Por së fundmi ndoshta nismëtari i dinastisë Gruda në futboll është nderuar në Malin e Zi. I panjohur ndoshta në Shkodër, Dzevdet Mustagrudiç ka marrë një nderim në vendin fqinj.
Një rruge në Podgoricë i është vendosur emri i ish-futbollistit të kombëtares së Jugosllavisë. I lindur në vitin 1923, Mustagrudiç nisi të luante futboll profesionist që në moshën 15-vjeçare me skuadrën e GSK Balsic të Podgoricës. Në vitin 1941, ai së bashku me familjen u zhvendos në Sarajevë, ku u aktivizua me Derzelez. Ekip që në atë periudhë ishte pjesë e ligës kroate, ku me të cilët shënoi 26 gola në vitin 1943.
Për një nga talentet e kohës në futbollin jugosllav ishte parashikuar një kalim tek ekipi i Gradanski, por ai zgjodhi të ishte pjesë e ligës komuniste të Jugosllavisë së re. Ai u arratis nga Sarajeva në vitin 1944, ku iu bashkua partizanëve jugosllavë në luftën kundër gjermanëve. Pas 7 ditësh u vra afër Sarajevës nga një sulm i gjermanëve.
Para se ngjarja tragjike të ndodhte, për Mustagrudiç ishte vendosur se do i bashkohej partizanëve jugosllavë në Itali. Ku do ishte edhe pjesë e ekipit të Rijekas. Për kontributin e tij në futbollin jugosllav, figura e tij është nderuar së fundmi në Malin e Zi. Ku tashmë një rrugë në vendin fqinj do mbajë emrin e tij.
Lidhja me Shkodrën e Mustagrudiç është me dinastinë Gruda. Ku ai është një kushëri i kësaj familjeje, që në qytetin tonë njihet për prejardhjen e tyre të hershme nga ish-Jugosllavia. Ku të vendosur në Shkodër para shumë dekadash ata e vijuan në mënyrë të shkëlqyer traditën e tyre në futboll. Ku edhe sot djemtë e kësaj famlijeje luajnë me sukses. Duke theksuar këtu Brajan Gruden në Gjermani me Mainz dhe Ildi Gruden në Shqipëri me Vllazninë./www.shkodrasport.com/