Futbollistët konceptohen si njerëz që Zoti u ka dhënë të gjitha të mirat dhe se jeta e tyre është perfekte, por kjo jo gjithmonë është e vërtetë.

Yann M’Vila, aktualisht lojtar i Caen në kategorinë e dytë të futbollit francez, së fundmi ka rrëfyer për momentet kur ka qenë në depresion.
Ish-lojtari i kombëtares franceze ka treguar detaje domethënëse të jetës, që nuk duhen nënvlerësuar.

“Nuk them dot se paratë nuk sjellin lumturinë, sepse i lehtësojnë gjërat, por po ju them një gjë. Kur isha në fillim të karrierës, merrja 500 mijë euro neto në muaj. Në dy muaj kisha 1 milion euro, por isha ulur në dhomë krejt i dëshpëruar”.

“Edhe pse kisha 500 mijë euro në tavolinë, ato nuk kishin dobi. Kur të kap depresioni, nuk ke shpëtim pa sakrifica. Kam praktikuar joga dhe kam marrë pilula”./telesport/