Eni Imami është pranë zyrtarizimit te Vllaznia. Ashtu siç raportoi Newsport.al dje në mesnatë, mëngjarashi ka arritur akordin me drejtuesit, ndërsa pritet zyrtarizimi.
Ish-lojtari I Tiranës dhe Skënderbeut ka qenë në stërvitje për disa ditë me Partizanin, ndërsa vendimi I CAS për bllokimin e merkatos te të kuqtë ka lënë “thatë” 27 vjeçarin.
Me akordin e arritur me Vllazninë nuk janë të gjithë dakord, pasi lojtari edhe më herët ishte pranë shkodranëve duke zgjedhur Partizanin si destinacion të këtij viti.
Pikërisht prej CAS lojtari bën prpakthehu, duke kaluar te Vllaznia. Tifozët në Shkodër nuk janë dakord me këtë lëvizje, duke publikuar foton e mbrojtësit me fanellën e Partizanit.
“Bëjnë gabim drejtuesit nëse nuk e marrin ta çojnë në huazim te Veleçiku, se është keq këtë sezon. Te Vllaznia nuk duhet me pas minuta ky”, thuhet në faqen e tifozëve./newsport/