Burreli është një nga klubet më aktive në këtë merkato sa i përket klubeve të Kategorisë së Parë. Matjanët kanë shënjestruar dhe kanë gjetur akordin me një futbollist që vjen nga Superiorja. Bëhet fjalë për Uendi Vecajn.

Mesfushori, por që aktivizohet edhe në krahët e sulmit së fundmi ishte pjesë e Laçit, ndërsa ka veshur më parë edhe fanellën e Teutës. Madje, shkodrani ka provuar edhe një eksperiencë në ekipin e dytë të Dinamo Zagrebit.

Vecaj eshte rritur tek Akademia Vllaznia, madje ne nje sezon ka spikatur edhe me ekipin e pare te kuqebluve, para se te transferohej ne Kroaci. Megjithate gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet me pas per te.

Megjithatë, tashmë për të ngjitur shkallët e karrierës, 23-vjeçari do të kërkojë të tregojë vlerat Burreli për ta ndihmuar klubin në një arritje të jashtëzakonshme si ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.