E ardhmja e Arlind Qerpikut mund te jete ne menyre krejtesisht tjeter nga ajo qe u mendua ne fillim te sezonit. Mbrojtesi shkodran ka vendosur qe te provoje veten ne nje aventure te re ne nje kampionat si ai i Kategorise se Dyte te futbollit shqiptar, duke qene se ne gjashte muajt e fundit nuk arriti te aktivizohej per ekipin e Lirise se Prizrenit.

Qendermbrojtesi, i cili ishte nje nga emrat me te vleresuar te Akademise Vllaznia, u transferua ne merkaton e veres ne Kosove te Liria e Prizrenit. Megjithate, duke qene se nuk gjeti fare hapesira atje, futbollisti shkodran ka kerkuar qe te rikthehet edhe nje here ne Shkoder.

Keshtu, mesohet se ai eshte aktualisht ne prove te skuadra e Veleçikut te Koplikut, ku keto dite do te jete nen vezhgimin e stafit drejtues dhe atij teknik, me ne krye trajnerin Dritan Smajli, qe do te vendose nese do te nenshkruaje me futbollistin 20-vjeçar.

Ne rast kalimi te testimeve me sukses, mbetet te bisedohet vetem per kushtet e kontrates. Megjithate, me shume mundesi, palet do te gjejne akordin dhe futbollisti shkodran ne pjesen e dyte te sezonit do te veshe fanellen e skuadres se Veleçikut, e cila merr pjese ne Kategorine e Dyte dhe eshte nje nga pretendentet per t’u ngjitur ne Kategorine e Pare.

Kujtojme qe, Qerpiku eshte nje futbollist i formuar tek Akademia Vllaznia dhe ne sezonin e kaluar ka qene pjese e ekipit U-19, te drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani. Ai luajti ne 27-ndeshje ne kampionat, duke qene nder me te aktivizuarit me 2262-minuta dhe me dy gola te shenuar.

Megjithate, nje aktivizim te tille Qerpiku nuk e gjeti tek Liria e Prizrenit ne Kosove dhe duke qene se nuk ishte ne planet e ekipit kosovar, 20-vjeçari e ka pare te arsyeshme qe te shohe per te gjetur nje skuader tjeter dhe tashme eshte ne prove tek Veleçiku, aty ku po tenton per te bindur trajnerin lezhjan Dritan Smajli per aftesite e tij sportive.
Maringlen ZHIVANI