Largimet nuk kanë të ndalur te Kukësi. Së fundmi, listës i është shtuar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Redon Dragoshi. 24-vjeçari iu bashkua verilindorëve në merkaton e dimrit, ku kaloi nga Vllaznia te Kukësi.

Mesa duket, Kategoria e Parë nuk i josh shumë futbollistët që e mbyllën sezonin te Kukësi dhe në këtë mënyrë, shumica e tyre në sezonin e ri pritet të gjejnë një ekip tjetër.

Burime pranë futbollistit bëjnë me dije se Dragoshi konsiderohet i larguar nga Kukësi dhe gjasat janë që karrierën ta vazhdojë në Kosovë. Nëse realizohet ky transferim, për 24-vjeçarin do të ishte hera e parë që ai do të luante në një klub jashtë territorit të Shqipërisë.

Dëmtimet janë bërë pengesë në disa raste në karrierën e Dragoshit, i cili tashmë duket se i ka hedhur pas krahëve.
Maringlen ZHIVANI