Ish-qendërmbrojtësi i Vllaznisë, Valdo Zeqaj është zyrtarisht futbollist i lirë. Mbrojtësi vlonjat ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin kosovar të AN.
AN nuk arriti dot të ngjitej në Superligën e Kosovës dhe prandaj nuk duket më një opison interesant për karrierën e mbrojtësit. Megjithatë, tashmë si një futbollist i lirë në treg dhe në një moshë të re, interesi për Zeqajn nuk mungon.
Mbrojtësi është rritur dhe formuar tek Akademia e Flamurtarit të Vlorës, madje ai ka luajtur edhe në elitën e futbollit shqiptar me fanellën kuqezi. Ndërkohë, përveç vlonjatëve, ai ka pasur disa eksperienca në Shqipëri, pikërisht me Besën, Sopotin, Apoloninë, Luftëtarin dhe Vllazninë.
Në Kosovë, përveç AN të Prizrenit, ai është aktivizuar edhe me Flamurtarin e Prishtinës dhe Drenicën. Tashmë, me merkaton që ka lëvizje nga dita në ditë, një lëvizje e re duket në horizont për karrierën e Valdo Zeqajt.
Maringlen ZHIVANI