Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Endri Vrapi ka marrë liçensën më të lartë të trajningut, atë të UEFA Pro. Tashmë në moshën 40-vjeçare, Vrapi po mendon për karrierën pas futbollit.
Duke qenë se prej vitesh i ka dhënë fund futbollit të luajtur, ish-mbrojtësi i disa klubeve në Superiore dëshiron të bëhet trajner në të ardhmen. Kështu që, para pak ditësh, Vrapi ka marrë licensën UEFA Pro për të qenë trajner.
Në Superiore, Vrapi ka luajtur me Partizanin, Lushnjën, Elbasanin, Teutën, Tiranën, Dinamon, Besën, Skënderbeun dhe Vllazninë, ndërsa sezonin e fundit të karrierës së tij, e mbylli me Lirinë e Prizrenit në Kosovë.
Ai prej pak vitesh kryen detyren e trajnerit te moshave tek Shkendia e Tiranes, por duket se ambicjet jane shume te medha per karrieren e tij dhe jo me kot ka marre tashme edhe licensen UEFA PRO, me te cilen mund te drejtoje edhe ne ekipet e Kategorise Superiore.
Maringlen ZHIVANI