Fallou Diagne ka nisur aventurën e re në ekipin e Chennayin. Qendërmbrojtësi i Vllaznis është bashkuar përsëri me trjanerin Brdaric që e solli atë tek Vllaznia dy sezone më parë.
Mesa duket Diagne ka nisur menjëherë stërvitjen për të mos hunbur kohë. Lojtari ka bërë publike lajmin ditën e sotme në rrjetet sociale duke u shprehur i lumtur për aventurën e tij të re në Indi.
Statusi i Fallou Diagne:
“Sot një aventurë e re nis për mua, me Chennaiyin ku do të zbuloj Kampionatin Indian dhe sfida të reja. Do të doja të falenderoja klubin, menagjerët dhe trajnerin që besuan tek unë dhe gjithashtu tifozerin për mikpritjen e ngrohtë.
Është një kënaqësi për mua të vesh këtë fanell dhe unë do të jap gjithçka që mundem për këtë ekip, kështu që së bashku ne mund të arrijmë sa më larg në këtë kampionat dhe të bëjmë të lumtur fansat”.