Skuadra e Burrelit duket se e ka marre shume seriozisht ndertimin e skuadres per sezonin e ri. Ulja ne pankinen e saj e nje emri te njohur si Ditmar Bicaj, po shoqerohet me disa levizje te rendesishme edhe ne merkato teksa drejtuesit e klubit po shohin te gjitha opsionet e mundshme per te marre lojtare cilesore.
Dhe nder afrimet e para qe Burreli ka bere eshte edhe ai i mbrojtesit shkodran Klejdi Paloka. Ky i fundit siç dihet ka qene pjese e Vllaznise deri para nje sezoni, madje duke u shpallur edhe kampion me ekipin U21, por me pas u largua drejt Gjermanise.
Ne sezonin e fundit ka luajtur atje me nje ekip te kategorive te uleta, por deshira e tij ka qene per t’u rikthyer serish ne Shqiperi dhe tashme do ia nise nga kategoria e pare duke u vene menjehere ne dispozicion te trajnerit Bicaj.
Paloka eshte nje produkt i Akademise Vllaznia dhe dallohet per disa elemente te mire ne lojen e tij ku padyshim qe spikat shtatelartesia dhe loje ne ajer. Si rrjedhoje 21 vjeçari pritet te tregoje vlerat e tij me te mira tek skuadra e Burrelit./www.shkodrasport.com/