Nje dite me pare konfirmoi mbylljen e bashkepunimit me Vllaznise pas dy sezonesh e gjysem qe ishte pjese e saj dhe mbrojtesit lezhjan Renato Malota nuk i jane dashur shume kohe per te gjetur skuadren e tij te re.
Siç u perfol qe mbreme, mbrojtesi 31 vjeçar eshte kerkuar nga Laçi dhe mes paleve nuk ka qene e veshtire te arrihej akordi, nderkohe qe me pas ka ardhur edhe firma ne kontrate.
Malota do te gjeje tek kurbinasit Armando Cungun trajner me te cilin ka punuar edhe tek Kukesi dhe tashme do te bashkepunoje per te dyten here dhe kjo eshte pozitive ngaqe ia dine mire vlerat njeri- tjetrit.
Ne kete menyre, pas Alen Sherrit, Renato Malota eshte i dyti futbollist qe brenda pak ditesh lene Vllaznine dhe jane serish bashke tek e njejta skuader- Laçi.
www.shkodrasport.com