Ish- mbrojtesi i Vllaznise ne fillimin e sezonit te kaluar dhe me pas i Erzenit, do ta vijojë karrierën te Shkupi i Ernest Gjokës.
Ka qenë skuadra bardheblu, që nëpërmjet faqes zyrtare, ka komunikuar afrimin e Asanit. Mbrojtësi rikthehet në Maqedoninë e Veriut, aty ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa tani kërkon të lërë gjurmë më Shkupin.
Ky nuk ishte përforcimi i vetëm i kryeqytetasve ditën e sotme, teksa zyrtarizuan edhe El Hadji Gueje, një qendërmbrojtës që më herët ka mbajtur fanellën e moshave të Lilë në Francë, por edhe Lille B. Gjithashtu, Gueje ka luajtur për Mouskron në Belgjikë.
“Njoftojmë ardhjen e Xhelil Asanit, 28-vjeçar, i cili do të forcojë mbrojtjen tonë për sezonin e ardhshëm. Asani ka një përvojë të pasur ndërkombëtare, me paraqitje të rëndësishme në disa kampionate të ndryshme. Ai ka luajtur me ekipe të njohura si SKA Khabarovsk në Rusi, Pittsburgh në SHBA, dhe Torpedo në Bjellorusi.
Po ashtu, Asani ka pasur eksperiencë në Shqipëri me Bylisin, Vllazninë, dhe Erzenin, si dhe në vendin tonë me Vëllazërimin, Metalurgun dhe Shkëndijën.Mirë se erdhe në ekipin tonë Asani! Forca Shkupi!”- shkruhet ne faqen e ketij klubi.