Ish- mesfushori i Francës dhe Barcelonës, Emmanuel Petit ka lëshuar kritika të ashpra në drejtim të Neymar.
Petit ka akuzuar 27 vjeçarin se nuk ka respekt për PSG-n. Gjithashtu ish-mesfushori tha se ai nuk e beson se Neymar është më i mirë sesa lojtarët me të cilët ka luajtur ai gjatë karrierës, duke përmendur Zinedine Zidane dhe Yuri Djorkaeff.
Kur luaja me Zidanen dhe Djorkaeff, e dija që ata janë në gjendje të vendosnim ndeshjen, kështu që ne pranuam neglizhencën e tyre në mbrojtje”, ka deklaruar Petit.
“Ne e pranuam atë dhe bëmë punën tonë sepse e dinim që ata mund të fitonin me një shfaqje gjeniale”.
“Ky nuk është rasti me Neymar. Ky djalë luan për vete, dhe vetëm për vete”.
“Vendosni veten në vendin e djemve në dhomat e zhveshjes te PSG, të cilët jetojnë me muaj të tërë me tekat e këtij djali. Ai nuk ka respekt”.