Feronikeli vazhdon stërvitjen dhe merkaton. Ekipi po stërvitet me nga dy seanca në ditë, paradite dhe mbasdite. Krahas përgatitjeve që po shkojnë mirë, drejtuesit kanë prezantuar afrimin e fundit në ekip. Berat Ahmeti, ish-lojtari i Prishtinës, Vllaznisë, Gjilanit dhe Ujpeshtit në Hungari është lojtari më i ri i Feronikelit. Në Shkodër Ahmeti ka luajtur në sezonin 2015-16 por duke mos lënë gjurmë me prezantimet e tij në fushë ndonëse u ble me idenë se do të ishte një lojtar i rëndësishëm ngaqë karrierën e nisi në moshë të re duke luajtur në Hungari.
Edhe ecuria e mëtejshme e tij pas largimit nga Shkodra tregon se gjërat nuk i kanë shkuar mirë në karrierë këtij futbollisti.
© shkodrasport.com