Tek Vllaznia U19 vërtetë sivjet gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet dhe kjo ka ardhur, ashtu siç e ka pranuar edhe vetë trajneri Luan Zmijani, se përbërja e ekipit nuk mund të krahasohet me atë të vjetshmen.

Megjithatë, tek 19 vjeçarët shkodranë ka edhe elementë që premtojnë për të ardhmen e njëri prej tyre është edhe futbollisti Olsi Mali që siç dihet prej disa muajsh është bërë edhe pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë.

Por përveç tij ka edhe elementë të tjerë që premtojnë dhe njëri prej tyre është Eraldo Deda. Mesfushori 18 vjeçar që po luan herëpashere për nevoja të ekipit edhe në qendër të mbrojtjes, po bën një sezon të mirë.

Ka qenë ish- futbollisti i Vllaznisë Erjon Hoti ai që e ka “sponsorizuar” duke u kërkuar drejtuesve të Vllaznisë ta ofrojnë sa më shpejt tek ekipi i parë dhe po ashtu u bën thirrje edhe drejtuesve të kombëtares U21 ta kenë në planet e tyre.

“E them me bindjen më të madhe që është mesfushori me i mire qe ka ekipi i Vllaznise U19 dhe nje nder mesfushoret me te mire ne te gjithe Shqiperine per moshen e tij. Dhe ky eshte Eraldo Deda, të cilin duhet ta kene ne qender te vemendjes drejtuesit e Vllaznise dhe trajnerët e ekipeve kombetare!

Jepjani mundesine djemve qe kan vlera, ndergjegjësohuni njehere e banu njerez te duhur per detyren qe ju besojne. Shpresoj qe si fillim, drejtusit e Vllaznis ta afrojne sa me pare ne grupin e tyre dhe po ashtu shpresoj qe edhe trajneret e ekipit U21 t’i bejne nje ftese e t’i japin mundësinë këtij talenti që po rritet dita- ditës.
© shkodrasport.com