Mes reagimeve të shumta që kanë ardhur pas vdekjes së Rafael Duamenës, bie në sy edhe një e tillë nga një person i cili ka punuar me futbollistët në kampionatin shqiptar dhe është kujdesur për shëndetin e tyre. I

taliani Daniele Nervi, ka punuar për disa vite në vendin tonë, duke qenë pjesë e klubeve të Vllaznisë, Apolonisë, Dinamos e Kukësit gjatë eksperiencës këtu.

Ai vazhdon të ndjekë futbollin shqiptar dhe ka reaguar në një postim në faqen e “Shkodra Sport” në Facebook rreth ngjarjes tragjike të sotme në stadiumin e Rrogozhinës.

“Kjo tragjedi mund dhe duhej të ishte shmangur. Defibrilator i detyrueshëm për të gjithë klubet. Menjëherë”, shkruante përgatitësi atletik italian, duke bërë të qartë se një gjë e tillë mund të kishte shmangur vdekjen e parakohshme të sulmuesit dhe se një pajisje e tillë mungonte në stadiumet shqiptare.