Revolucion te Prishtina. Pas disa largimeve të fundit te ekipi kosovar, tashmë është larguar edhe ish-portieri i Tërbunit, Egland Haxho. Palët kanë ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin dhe në vazhdim, pritet që portieri të gjejë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm.

Ish-gardiani i Tërbunit ka qenë pjesë e Prishtinës që nga korriku i vitit 2019, duke dhënë kontributin e tij. Haxho ka ruajtur portën e Prishtinës në 46-ndeshje, teksa në 17 prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur.

Më parë, përveç Tërbunit dhe Prishtinës, Haxho ka luajtur edhe për Apoloninë, Kamzën, Tomorin, Bylisin, Kukësin, Butrintin, Renova, Partizanin dhe Llapin. Në ditët në vijim, mbetet për t’u parë se ku do ta vijojë karrierën e tij ish-portieri i Tërbunit, Egland Haxho, teksa Shqipëria është një opsion.

Ne fakt jane shume skuadra qe po kerkojne portier dhe si rrjedhoje per Haxhon mund te kete te tjera opsione per karrieren e tij te metejshme.
Maringlen ZHIVANI