Erind Selimaj ditën e djeshme është diplomuar më liçensën e UEFA B. Ish gardiani që mbrojti për disa sezone portën e Vllaznisë, sot ka bërë zyrtare diplomimin e tij nga ambjentet e stadiumit ‘Loro Boriçi’ ku ka qënë ‘shtëpia’ tij.
Portieri Erind Selimaj është tashmë një ndër trajnert më të ri. Kujtojmë që gardiani 33 vjeçar është pjesë e ekipit Murlani, ku u bashkua në sezonin e shkuar duke ardhur nga rradhët e Besëlidhjes. Selimaj ka një histori të pasur në superioren Shqiptare dhe Kosovare ku ka regjistruar një total prej 71 ndeshjesh.
Erind Selimaj ka publikuar ne rrjetet sociale vetë lajmin. “Diplomuar me liçensen UEFA B. Falenderoj gjithe stafin fantastik se Federates Shqiptare te Futbollit,per punen e jashtezakonshme gjithe keto kohe.Suksese te gjithe pjesmarresve”- shkruan ai.
Duhet thene se Selimaj prej disa kohesh ka filluar pune si trajner moshash te Akademia “Murlani” dhe tashme me licensen e trajnerit padyshim qe do te jete me i motivuar per te bere me mire ne kete profesion te ri.