Ish- portieri i Vllaznise Eldi Hasani pas disa vitesh shkeputje nga futbolli shqiptar eshte rikthyer serish te jete pjese e tij, madje menjehere si protagonist. Ai u federuar ne limitet e merkatos me ekipin e Basanias qe merr pjese ne kategorine e dyte dhe ne dy ndeshjet e para me fanellen e kesaj skuadre, ka bere nje paraqitje shume te mire.

Debutimin e ka patur ne sfiden e veshtire ne transferte ndaj ekipit kryesues- Luzi 2008 ku beri disa pritje vendimtare ndersa sfiden e dyte ne formacionin e Basanias e pati ndaj Terbunit ku tregoi serish nje forme shume te mire sportive.

Kujtojme qe Eldi Hasani me moshat ka qene pjese e KF Shkodra fillimisht dhe me pas kaloi tek Vllaznia, klub me te cilin ka luajtur per 5 vite me rradhe, duke qene ne porte si titullar me “Vllaznia B” dhe madje ka qene edhe pjese e ekipit te pare kur ai luajti ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.

Ka qene i veshur kuqeblu deri ne fund te vitit 2020 dhe me pas eshte larguar jashte vendit, ku ka luajtur me disa ekipe amatore sepse nuk ka dashur te heqe per asnje moment dore nga pasioni i tij i madh. Nderkohe Basania pak kohe me pare u gjend e papergatitur nga pezullimi prej 15 javesh i portierit te saj Fatjon Marku nga Komisioni i Disiplines dhe i beri oferte Eldi Hasanit per te zene vendin e tij.

Dhe 28 vjeçari nuk ka hezituar duke i thene menjehere “po” presidentit Shimaj dhe menjehere eshte vene ne dispozicion te stafit teknik. Ne fazen e dyte te kampionatit, me pervojen e tij, ai pritet te jete nje nga pikat me te forta te Basanias dhe premton se do ta ndihmoje per arritjen e objektivave te saj.(www.shkodrasport.com)