19 dhjetori duket se është një nga datat që ka bërë bashkë më shumë se çdo datë tjetër ditëlindjet e futbollistëve shkodranë. Sot ka festuar 76 vjetorin Rauf Çanga, ka festuar 74 vjetorin Paulin Ndoja, por ka edhe një personazh tjetër që ka ditëlindjen. Bëhet fjalë për një portier tjetër: Fatmir Lelajn. Ai pikërisht sot ka festuar 70 vjetorin e lindjes.
Në rininë e tij është marrë me gjimnastikë por pas vazhdimi t të shkollës “Skënderbej” në Tiranë, trajneri i Partizanit në atë kohë evidenton disa veçori të tij dhe e vendos të mbrojë portën e ekipit të futbollit. Ka qenë pjesë e këtij ekipi, bashkë edhe me portierë të tilë si Bashkim Muhedin dhe vazhdon me këtë ekip deri në vitin 1974, periudhë kur do të kthehej në Shkodër.
Me Vllazninë luan vetëm dy sezone, atë 1974-75 dhe 1975-76 por jo më shumë. Një dëmtim i rëndë, bën që Fatmir Lelaj të detyrohet të braktisë futbollin.
Por megjithatë ai nuk do të hiqte dorë nga futbolli. Përveçse ka punuar si mësues i edukimit fizik në shumë shkolla të Shkodrës, ka punuar edhe me ekipet zinxhir të futbollit ndërkohë që ka drejtuar për disa vite edhe Kolegjiumin e arbitrave të Shkodrës.
Pas viteve ’90 është transferuar bashkë me familjen e tij në Tiranë ku ka punuar edhe pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në pozicione të ndryshme. Gazeta “Shkodra Sport” i uron ish- portierit Fatmir Lelaj edhe 100 vite të tjera të lumtura!
© shkodrasport.com