Shumë prej sportistëve të huaj që kanë luajtur me Vllazninë, ndoshta nuk kanë shkëlqyer në Shkodër por karriera e tyre ka vazhduar sërish edhe në vende të tjera.

Njëri prej tyre, pikërisht portieri malazez Andrija Dragojeviç i cili ka qenë pjesë e kuqebluve dy sezone më parë, sot mësohet të ketë firmosur në Bjellorusi.

Skuadra që ka zgjedhur ai për të vazhduar karrierën është FC Pyunik.

Ndërkohë, ai vjen nga kampionati qipriot ku ka luajtur në sezonin e kaluar.

Në “Loro Boriçi” Dragojeviç ka bërë një paraqitje përgjithësisht të mirë megjithatë si ai, ashtu edhe nga klubi shkodran nuk u preferua të mosrinovohej kontrata.

Kuqeblutë në fakt kanë vuajtur vitet e fundit për një portier të cilit t’i besonin portën ndërsa së fundmi janë duke i besuar Alen Sherrit.
© shkodrasport.com