Nga sot, ish- portieri i Vllaznise Enis Gjokoviç ka nisur nje rrugetim ne karrieren e tij, tashme si trajner. Ai eshte emeruar ne stafin e ekipit Michigan Stars FC dhe do te kete detyren e pergatitesit te portiereve te tij.

Gjokoviç eshte nje shqiptar nga Mali i Zi, pikerisht nga Tuzi dhe pat luajtur me Vllaznine ne vitet 2011-2013. Me pas ka levizur edhe ne disa ekipe te tjera, nderkohe qe prej disa vitesh ka emigruar bashke me familjen ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, atje ku jeton edhe aktualisht.

Ish- portieri ka vendosur te mos heqe dore nga futbolli, pasioni i tij i madh i jetes dhe per kete arsye ka kryer edhe kurset perkatese per liçensen e trajnerit te portiereve.

Per kete, nga sot ai tashme eshte pjese e Michigan Stars FC dhe kete e ka bere te ditur permes nje postimi ne faqen e tij kur shkruan: “Jam shumë i lumtur që fillova kapitullin tim të ri. Eshtë një nder dhe privilegj i madh të jesh trajner i portiereve në një ligë profesionale. Falënderime të mëdha i shkojne presidentit George Juncaj i cili beson tek une me shpresë se do t’iaa kthej atë besim ne sukses”.