Prej nje muaji ka nisur edicioni i dytë i kursi “UEFA Goalkeeping B” që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbolli dhe aktualisht ndodhet në bllokun e dytë. Pjesëmarrësit janë të angazhuar në seanca teorike dhe praktike me lektorët, ndërsa kursanët kanë mundësi të marrin leksione edhe nga emra shumë të njohur të fushës së trajningut të portierëve jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Europë.

Së fundmi të ftuar specialë nga FSHF për një mbajtur një seancë leksioni online për të gjithë kursantët e këtij edicioni ishin, Luca Squinzzani, trajneri i portierëve në akademinë e Juventusit dhe Manuel Amorosso, trajneri i portierëve në akademinë e Interit. Të dy ndan me pjesëmarrësit eksperiencën e tyre disa vjeçare dhe në fund iu përgjigjën edhe pyetjeve të drejtuara nga kursantët.

Pjesmarrës në këtë kurs janë edhe dy shkodranë. Bëhet fjalë për ish-portieren e Vllaznisë Ardiola Raxhimi, e cila pasi i ka dhënë fund karrieres si futbolliste, ka vendosur t’i hyjë rrugës së trajnimit dhe për rrjedhojë e ka nisur me marrjen e licensës të përgatitjes së portiereve.

Raxhimi ka një karrierë të gjatë në fushën e lojës sepse për disa sezone jo vetëm ka luajtur për Vllazninë, por edhe ka fituar shumë trofe me të dhe padyshim që kjo përvojë si lojtare do ta ndihmojë edhe në rrugëtimin e ri që dëshiron të nisë.

Por përpos saj pjesmarrës në këtë kurs është edhe Ali Shpuza, i cili ka punuar më parë te Akademia Vllaznia. Për t’u veçuar është fakti se lektorë në këtë kurs janë edhe emra si Luca Squinzzani, trajneri i portierëve në akademinë e Juventusit dhe një nga më të shquarit në Itali. ndërkohë që më vonë do të jetë edhe Manuel Amorosso, i cili është trajneri i portierëve në akademinë e Interit.

Edicioni i dytë i kursit “UEFA Goalkeeping B”, është i ndarë në 5 blloqe dy ditore dhe do të zgjasë 7 muaj.