Kritikat kundër PSG-së kanë shpërthyer në Francë pas eliminimit në Champions, kundër Real Madridit, në 1/8 finale.

I fundit që ka folur ishte Bernard Tapie, ish-presidenti i Olympique Marseille, i cili vë në dyshim modelin sportiv të ekipit parizien, me Nasser Al-Khelaïfi si përgjegjësi maksimal.

Ata që udhëheqin PSG-në janë krerë të naftës, nuk duhet të punojnë kurrë në këtë mënyrë. Të gjithë fuqinë duhet t’ia japin dikujt, që e di se çfarë është futbolli, i cili vibron për të dhe ka njohuri.

Bosi është ai që paguan, emiri i Katarit nuk është pjesë e ekipit, – tha Tapie. – Futbolli është një sport kolektiv, por për PSG-në duket se është një sport individual.

Te Real Madridi luajtën edhe lojtarë të rinj, të cilët nuk ishin më të mirët, por ka një kulturë të ekipit dhe gjithkush i përmbahet projektit.

PSG-ja, nga njëra anë është Mbappé, në anën tjetër një lojtar tjetër… Ata duhet të jenë plotësues dhe ky rregull nuk është plotësuar te PSG-ja”.