Klubi shqiptari i Gostivarit, që militon në ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, është duke u përgatitur për sezonin e ri, teksa ditën e fundit ka konfirmuar një goditje “big” në merkato.

Bëhet fjalë për futbollistin maroken, Nabil Dirar. 38-vjeçari ka një CV tepër të pasur, ndërkohë që vlera e tij e kartonit kur ishte pjesë e Monakos në Francë, ishte 5 milionë euro.

Ai gjithashtu ka arritur të fitojë titullin kampion me Monakon në sezonin 2017/2018, si dhe titullin kampion në Belgjikë, me Klub Bryzh në sezonin 2020/2021.

Në nivel klubi, ai ishte edhe pjesë e Fenerbahçes. Klubi i tij i fundit këtë vit ishte Schiflange 95 nga Luksemburgu. Për kombëtaren marokene nga viti 2008 deri në vitin 2019, ai bëri 46 paraqitje dhe shënoi tre gola.