Te Vllaznia ishte i pafat dhe u largua ne merkaton e janarit, nderkohe qe tani ai eshte bere pjese e nje skuadre tjeter. Madje mund te themi se Esang Matuiti ka befasuar me klubin e ri. Sulmuesi, që u largua nga Vllaznia në janar, tashme po luan me Al-Najmën.

Një zgjedhje surprizë nga 21-vjeçari, i cili pas Shqipërisë po provon për herë të parë një eksperiencë në Bahrein. Dhe pse u afrua me bujë për të ndihmuar Balajn në qendrën e sulmit, dëmtimet e penalizuan te Vllaznia.

Matuiti luajti edhe për përfaqësuesen e Gabonit në përgjatë vitit të kaluar. Pjesë e Gabonit është edhe lojtari i njohur, Obamejang, i cili me pjesën tjetër të skuadrës mposhtën dje Kenian për kualifikueset e Botërorit 2026.