Nga Maringlen ZHIVANI
Ish- sulmuesi i Vllaznise do ta vazhdoje karrieren e tij ne nje vend te larget. Behet fjale per sulmuesin Bruno Gomes i cili është bërë pjesë e ekipit Semen Padang në kampionatin indonezian.
Sulmuesi brazilian, që ndërpreu kontratën pas fundit të sezonit të kaluar me Vllazninë, tashmë ka nisur aventurën e re në Indonezi. Kjo është hera e parë që 28-vjeçari luan në Indonezi.
Më parë ka pasur eksperienca në Brazil, Itali dhe Portugali. Me Vllazninë, Bruno Gomes nuk arriti të shënojë asnjë gol në kampionat, ndërsa në Kupën e Shqipërisë me fanellën kuqeblu realizoi tre gola pikërisht në ndeshjen ndaj Erzenit.
Ne Shkoder ne fakt deri diku jane penduar qe nuk e mbajten si alternative te Balajt ngaqe ai u ambientua mire me kampionatin shqiptar, por gjithsesi kjo tashme eshte nje histori e mbyllur dhe ai tani e tutje do te jete pjese e skuadres indoneziane.