Vendosi te mos qendronte te Vllaznia edhe per sezonin e ri sepse nje oferte nga Azerbajxhani e ka tunduar dhe sulmuesi brazilian Silvio Rodrigues Pereira Junior nuk hezitoi t’i bashkohej ekipit Kesla FK.
Nderkohe diten e sotme sulmuesi 26 vjeçar ka gjetur edhe golin e pare ne kampionatin azebajxhanas. Ka ndodhur keshtu pasditen e sotme kur Zhunior ka shenuar per Keshlen, por ne fakt goli i tij nuk ka vjetur per kete skuader e cila eshte mundur me rezultatin 2-3 brenda ne fushen e tij.
Ka qene minuta e 10-te kur ish-sulmuesi i Vllaznise ka marre nje top te gjate nga mesfusha dhe perballe portierit kundershtar nuk ka hezituar ta dergoje ate, pikerisht ne anen e majte te tij dhe per rrjedhoje topi ka perfunduar ne rrjete.
Zira ka luajtur me mire ne pjesen e dyte dhe ka arritur ta permbyse rezultatin nga 1-2 ne 3-2 dhe ka marre nje fitore me mjaft vlere ne kete takim.
Megjithate Zhunior eshte i kenaqur qe gjeti golin e pare ne kampionatin azerbajxhanas. Ka luajtur deri tani 4 ndeshje dhe shenon golin e pare. E rendesishme per te eshte qe po luan si titullar ne tre takimet e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/