Victor da Silva eshte nje futbollist me fat. Kudo ku ai luan, duket se e ndjek suksesi dhe keshtu i ka ndodhur edhe ne sezonin qe sapo u mbyll ne Uzbekistan ku eshte shpallur kampion me ekipin e tij Nasaf Qarshi.
Kujtojme qe Da Silva erdhi te Vllaznia ne veren e vitit 2020 dhe ne dy vitet qe luajti ne “Loro Boriçi” fitoi 2 Kupa te Shqiperise. Me pas u transferua tek Partizani, skuader me te cilen u shpall kampion.
Nderkohe, ne janar te ketij vitit u transferua ne kampionatin e Uzbekistan tek skuadra Nasaf Qarshi. Me kete te fundit nuk ka qene shume protagonist teksa ka luajtur vetem ne 10 nga 24 ndeshjet e kampionatit duke mos arritur te shenonte asnje gol por te jepte tre asiste.
Me skuadren uzbekistanase Da Silva ka fituar pak kohe me pare dhe Superkupen e ketij vendi, por nderkohe Victor Da Silves i perfundon kontrata me 31 dhjetor te ketij viti dhe nuk perjashtohet mundesia qe ai te rikthehet te luaje serish ne Shqiperi./www.shkodrasport.com/