Niko Kovaç po shfaqet si një emër surprizë për të marrë drejtimin e stolit të Liverpulit në fund të sezonit. Ish-trajneri i Bajernit dhe Monakos është i disponueshëm pas largimit nga Volfsburgu në fillim të këtij sezoni.

Liverpuli kishte si preferencë të parë Ksabi Alonson, por spanjolli vendosi të qëndrojë në Leverkusen. Aktualisht flitet se ka një akord me trajnerin e Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim, pavarësisht se portugezi e ka mohuar të jetë takuar me “reds”-at.

Por së fundmi ka dalë në skenë edhe emri i trajnerit kroat si një alternativë nëse nuk shkohet tek 39-vjeçari.