Zekirija Ramadani po bën mjaft mirë me Dritën këtë sezon. Fitorja e djeshme në transfertën e Ballkanit me rezultatin 2 me 3 ishte “qershia mbi tortë”, kur janë luajtur 15 javë kampionat.
Aktualisht Drita mban vendin e parë me 8 pikë më tepër se ndjekësi më i afërt. Ish-trajneri i Egnatias ka kështu situatën në dorë dhe pse nuk është mbyllur akoma gjysma e sezonit.
Dje ndërkohë Llapi zhgënjeu sërish duke mos shkuar më shumë se barazimi me Ferizajn. Me vendin e tetë nga dhjetë skuadra, Llapi konfirmon formën e keqe.
Të premten u luajt vetëm një takim. Suhareka u befasua nga Feronikeli që fitoi me rezultatin 3-1.