Të shumta janë talentet shqiptarë që aktivizohen në futbollin italian. Një ndër ta është edhe futbollisti i Shpresave, Aristidi Kolaj. Sulmuesi në pronësi të Sasuolos, pëlqehet nga ish-trajneri i kombëtares italiane, Xhampiero Ventura, i cili së fundmi mori drejtimin e skuadrës së Salernitanës, që militon në Serinë B.
Sipas “TMW”, tekniku 71-vjeçar, kërkon të afrojë në formë huazimi sulmuesin shqiptar, ndërkohë që e ardhmja e Kolajt varet nga drejtuesit e Sasuolos. 20-vjeçari me origjine nga Bajza e Malesise se Madhe ka shkëlqyer këto vite me ekipin e të rinjve të Sasuolos dhe normalisht që kërkon më shumë hapësira për t’u aktivizuar rregullisht. Transferimi te Salernitana në Serinë B, mund t’i japë shqiptarit minutazhin e nevojshëm për të shpalosur aftësitë e tij.
Lojtari është grumbulluar së fundmi nga trajneri De Zerbi në fazën përgatitore që ekipi zhvilloi, teksa ky i fundit ka një vlerësim të madh për shqiptarin. Do të jetë tekniku i Sasuolos, ai që do të thotë fjalën e fundit për sa i përket të ardhmes të shqiptarit.