Edi Rama kryeministri yne, qe siç duket do jesh edhe per shume vite ne ate post po te drejtohem direkt ne lidhje me sportin shqiptar!!!
-I nderuar Edi Rama, siç e shikoni edhe ju vete situaten e mjere ku ndodhet i gjithe sporti yne…se ne specialistet kemi kohe qe e kemi paralajmeruar po ju drejtohem direkt permes ketij postimi, ku shpresoj te arrij sa me pare ne syte e veshet tuaj permes miqve te mi qe kane kontakte te rregullta me ju!
-Ka kohe qe permes KOKSH-it e kryebashkiakut te Tiranes premtohen e propagandohen arritje te medha te sportit shqiptar te cilat do kulmonin ne Olimpiaden Paris 2024, por propaganda fallso kesaj rradhe na ka turperuar si asnjehere tjeter ne gjithe historine e olimpiadave ku Shqiperia ka qene pjesemarrese!
-Pak, shume pak pjesmarres,nivel shume i dobet,shume larg premtimeve dhe pritshmerive,nivel turperues tekniko-profesional ne drejtim,mospjesmarrje ne sporte elitare si peshengritje apo qitje ….etj..!dhe tani shpresojme tek 3 çeçen ne mundje qe tia shtojme rradheve te forcave te armatosura si kolonel dhe tju lidhim edhe pension te perjetshem…..plus Honorareve te pas garave (para etj)!
Perballe kesaj situate eshte veshtire te heshtesh apo te mos sugjerosh diçka me ndershmeri.
-Mendoj se duhet te mirreni seriozisht dhe personalisht me gjithe KOKSH-in dhe drejtuesit e gjithe federatave.
-Duhet te beni reforme te thelle dhe ndryshime te menjehershem te te gjithe drejtuesve sportiv.
-Duhet te vendosen te rinje e te reja te edukuar e me kulture te gjere sportive ne gjitha postet drejtuese ne KOKSH dhe ne federata.
-E keqja ka vendosur te mos levize nga drejtimi i sportit Shqiptar permes formave te ndryshme manipulative.
-Jane krijuar shoqata private pa fund nga gjithe presidentet e federatave sportive;qe permes votes se tyre te garantojne perjetesine e tyre dhe fundosjen perfundimtare te te gjitha sporteve.
—Vepro Edi Rama pasi parate qe ju keni akorduar per sportin jane absulotisht te mjaftueshme per masivitet dhe cilesi ne sportin Shqiptar.
Shperblimet qe ju jepni kapin vlera shume te larta qe pak vende mund ti realizojne…!ndaj mblidhi menjehere te gjithe siç jane dhe bej ndryshime siç duhet!
Me shprese per te permiresuar situaten ku ndodhemi.
Ing: P.Hoxha.