Ardi Behari ka folur për lëndimet që kanë pushtuar skuadrat shqiptare. Për të, portieri i ri i Vllaznisë, Aron Jukaj ishte shumë i mirë ndaj Partizanit pavarësisht golit të bukur të Rrapajt që u shpall ‘Goli i javës’. Për Beharin, e ardhmja e gardianit të shkodranëve është e sigurt.

“Një portier që perspektivën e ka të sigurt. Këndi i golit e bën të vështirë për Jukajn që t’a priste. Shumë lojtarë të datëlindjes së vitit 2005 janë aktivizuar për t’iu gjendur skuadrave në vështirësi prej dëmtimeve.

Jukaj ka bërë një super-paraqitje ndaj partixzanit dhe vlen për t’u theksuar”, u shpreh Behari.