Superliga ka tre jave qe ka nisur dhe tashme ekipet pjesmarrese kane dhene tabllon e pare te asaj çfare do prodhojne dhe do pretendojne ne sezonin e ri. Keto 270 minuta te luajtura kane mjaftuar qe specialiste te ndryshem te japin edhe verdiktet e para per secilen skuader.

Keshtu ka bere edhe ish- trajneri i Vllaznise, Kukesit por edhe skuadrave te tjera Ernest Gjoka. Ne nje prononcim te dhene per “sport ekspres” ai ka dhene edhe mendimin e tij per secilen prej skuadrave pjesmarrese.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se Gjoka pavaresisht problemeve qe ka patur me tifozet shkodrane dy sezone me pare kur e braktisi Vllaznise dy jave para fundit te kampionatit, ne prognozen e tij nuk e sheh ekipi shkodran si nder me te rrezikuarit per renien nga Superliga kete sezon.

“Kampionati sapo ka filluar dhe fillimi në këto javë ka treguar se do të jetë garë e fortë për titullin dhe Kupat e Europës. Skuadrat akoma nuk kanë ardhur në formën më të mirë.

Gjithsesi, në këto tre javë janë munduar për ta dhënë më të mirën. Në garën për titull janë disa skuadra si Tirana, Partizani, Kukësi, Teuta sigurisht, por pa harruar edhe Skënderbeun me Laçin. Kurse lufta për zonën e ftohtë do të ketë edhe ajo shumë vëmendje, do të jetë e fortë. Me shumë probleme shikoj Flamurtarin dhe Luftëtarin”- ka thene Gjoka.