Erik Gerets ka folur gjithmonë me admirim për Lorik Canën gjatë periudhës kur drejtonte në radhët e Olimpik Marsejës.
Për më tepër, trajneri belg, i cili ishte ai që i vendosi shiritin në krah ish-futbollistit të përfaqësueses shqiptare në klubin e njohur francez, është një figurë të cilën vetë Cana e përshkruan shpesh si thelbësore në rritjen e tij si futbollist.
Por së fundmi, jeta e ish-trajnerit është lidhur përsëri me shqiptarët në mënyrë, aq sa ai është detyruar të denoncojë publikisht se një ish-futbollist, më saktësish ish-portieri i Bordosë, Gilbert Bodart, e ka kërcënuar vazhdimisht me vdekje.
“Më ka kërcënuar disa herë. Ai edhe më ka përplasur me makinë kur unë dhe bashkëshortja ime jetonim në Oupeje dhe u desh të ndërhynte policia.
Atë ditë më tha se do të takoheshim përsëri. Një herë tjetër, më vendosi gishtin në kokë duke bërë shenjën sikur po shtyp këmbëzën e pistoletës, për të më treguar se do të më vriste.
Tani ka kaluar çdo limit të mundshëm dhe nuk kam zgjidhje tjetër përveçse të bëj një kallëzim penal kundër tij. Mendoj se për qytetin kjo mund të jetë një situatë tronditëse, por unë për vete nuk kam frikë.
Nuk kam frikë as Bodart e as ndokënd tjetër. Të gjithë do të vdesin në një moment të jetës së tyre, por unë nuk do të vdes për shkak të Bodart apo të shqiptarëve, siç më tha ai njëherë”, tregoi Gerets për mediat belge. /vipsport/