Renato Arapi ka ironizuar situatën në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale. Ish-trajneri i Teutës, tashmë si ndihmës i Ernest Gjokës në Arabinë Saudite duket se e ka drejtëpërdrejtë me Nevil Dede.

Ky i fundit është i ftuar i përhershëm në panelin e emisionit Skaner të Gerti Çarçanit.Pjesë e analizës ishte dhe skuadra e Dinamos që fitoi bindshëm 4-0 kundër Besëlidhjes.

Sigurisht për t’i dhënë notë pozitive ndërhyri edhe Dede që drejton Blutë e kryeqytetit. E për këtë, Arapi shkruan në rrjetet sociale:

“E tmerrshme për libër Guinnes. Trajneri analizon në studio ekipin e tij, por jo si teknik, por si analist i ftuar i përhershëm në studio. Megjithatë unë që do bohet… Ecim…”