Fitorja e Laçit në Shkodër 1-2 me Vllazninë është komentuar në Sport Nws. Ish- zëvendëstrajneri i Tiranës, Erjon Xhafa dhe futbollisti i Partizanit, Tedi Cara kanë një falenderim për kurbinasit që sipas tyre hapi sezonin.

“Nuk është normale të mendonim se Vllaznia nuk do bënte asnjë hap fals. Ekipet të falenderojnë Laçin. çdo skuadër ka prtendimet e veta. Kjo javë i bëri mirë kampionatit në tërësi dhe do ketë më shumë interes për të”, tha Xhafa.

Në lidhje me këtë temë reagoi edhe futbollisti i Partizanit, Tedi Cara. Kavajasi theksoi se është falenderues ndaj kurbinasve për hapjen e kampionatit. “Laçi na bëri nder, e falenderojmë që mundi Vllazninë dhe hapi kampionatin”, tha Cara.

Distanca mes kesaj te fundit dhe Partizanit tashme eshte ngushtuar ne 6 pike dhe gara per titullin kampion duket se eshte hapur, megjithate Vllaznia eshte serish e para.