Në Shkodër ende e kujtojnë për mënyrën si punonte por edhe për gjestet shumë të veçanta që bënte në momente të veçanta.

Italo- Zviceriani Baldo Raineri prej dy ditësh mësohet të ketë gjëtur një skuadër të re.

Atij i është besuar drejtimi i ekipit FC Chiasso në Zvciër i cili merr pjesë në Challenge League (kategoria e dytë e këtij ekipi).

Vendimi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare të klubit i cili lajmëron largimin e trajnerit të mëparshëm Guillermo Abascal Perez.

Ky i fundit ka patur një ecuri jo të mirë në drejtimin e kësaj skuadre e cila ndodhet në 8-të nga 10 që ka ky kampionat.

Drejtuesit e Chiassos kësisoj kanë vendosur t’ia besojnë drejtimin e ekipit sërish një emri të njohur të këtij klubi, 55 vjeçarit Raineri i cili e ka drejtuar edhe më parë atë.

Siç dihet, ai pat punuar për 8 muaj në sezonin 2014-2015 tek Vllaznia duke lënë jo pak gjurmë në futbollin shqiptar për mënyrën origjinale të të drejtuarit.
© shkodrasport.com