Ish- trajneri i Vllaznise Baldo Raineri e ka nisur mbare kampionatin ne drejtimin e FC Chiasso ne kategorine e trete ne futbollin zvicerian.

Ne dy ndeshjet e para te tij, skuadra qe ai drejton ia ka dale t’i fitoje te dyja dhe per pasoje, ajo tashme kryeson renditjen me pike te plota- 6.

Skuadra e drejtuar nga trajneri karizmatik Raineri sot ka fituar ne transferte ndaj ekipit FC Unterstrass me rezultatin 3-1. Duket se objektivi i FC Chiasso ne sezonin e ri do te jete ngjitja ne “Challenge League”.

Baldo Raineri pat drejtuar Vllaznine per nje periudhe 8 mujore ne sezonin 2014-2015 dhe pati nje ecuri te mire me te duke qene nder ekipet kryesore te kampionatit.

Italiani qe jeton ne Zvicer ishte shume i dashur me tifozet dhe fitoi zemren e tyre. Por edhe ai vete u lidh ngushte me Shkodres e Vllaznine dhe kuptohet qe nuk e priti mire largimin pa mbaruar sezoni.

Edhe me pas, ai ka tentuar herepashere qe te rikthehej serish te Vllaznia, por kjo nuk u be realitet dhe si rrjedhoje ai ka vazhduar te drejtoje ne Zvicer ku ekipi i tij i preferuar eshte FC Chiasso ne drejtimin e se ciles eshte edhe tani./SHKODRA-SPORT.COM/